
Transparenca ishte qëllimi kryesor i ngritje së Bordit për Monitorimin e Çmimeve të Produkteve Ushqimore. Tri javë nga përcaktimi i çmimeve vetëm për katër produkte të konsumit, grupi i punës i ngritur nga Qeveria nuk ka bërë përditësime të tjera publike.
Dhe situata e tregut vazhdon t’i bëjë konfuzë qytetarët, të cilët po paguajnë më shtrenjtë për çfarë konsumojnë.
Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorit kërkon aktivizimin e institucioneve që kanë për detyrë mbikëqyrjen e tregut, pasi sipas tyre Bordi nuk mundet të kryejë rolin e ngarkuar.
Shtrenjtimi i vijueshëm i çmimeve, shoqëruar në disa raste me spekulime nga tregtarët ka bërë që numri i ankesave në mars, sipas Zyrës së Mbrojtjes së Konsumatorit të rritet me 48 për qind. (A2 Televizion)