Raporti vjetor i KLSH: Dëmi ekonomik i lartë, kontrollet të realizohen sipas riskut

Nga A2 CNN
20 Prill 2022, 15:55 | Ekonomi
Raporti vjetor i KLSH: Dëmi ekonomik i lartë, kontrollet të

Paratë e shqiptarëve vazhdojnë të keqadministrohen nga institucionet shtetërore. Në këtë konkluzion del Kontrolli i Lartë i Shtetit, organi që auditon mënyrën se si shpenzohen fondet e buxhetit, në prezantimin e raportit vjetor para deputetëve të Komisionit të Ekonomisë

Pas çdo auditimi, KLSH bën rekomandimet për institucionet shtetërore, që shpesh injorohen, ndërsa në pak raste shkeljet përfundojnë me dënim për përgjegjësit. Ish-ministrja e Financave, Anila Denaj, gjykon se kontrollet duhen fokusuar te fushat dhe institucionet që kanë riskun më të lartë për shkelje.

Për vitin e kaluar, Kontrolli i lartë i Shtetit zbuloi 158 milionë euro dëm të drejtpërdrejtë ekonomik dhe rreth 458 milionë euro keqadministrim, në formën e të ardhurave të munguara apo fondeve të shpenzuar pa efiçencë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos