Bashkia e Korçë më në fund ka dërguar një mjet për të bërë të mundur hapjen e rrugës drejt fshatit Panarit, e bllokuar tashmë prej muajsh për shkak të reshjeve të dendura të borës.
Punimet pritet të zgjasin 4-5 ditë për hapjen e rrugës dhe deri në këto momente është avancuar vetëm 2 km nga fshati Shtyllë.
200 banorë të Panaritit, prej më shumë se 42 ditësh, nuk kanë akses në rrugën që lidh fshatin me njësinë administrative Vithkuq dhe Korçën. Dëborë nis nga 60 cm deri në 1.5 m në zonën e Mashkullorës që është pika më e lartë për të kaluar drejt fshatit.
Vazhdimisht banorët kërkuan hapjen e rrugës, bënë edhe tentativa me mjete private. Por vetëm pas kaq ditësh Bashkia dërgoi mjetin. (A2 Televizion)