“Ëndrra e një nate vere”, komedia klasike në amfiteatrin 2000-vjeçar të Durrësit

Nga A2 CNN
27 Qershor 2022, 17:29 | Aktualitet
“Ëndrra e një nate vere”, komedia klasike në

Shekspiri, amfiteatri antik dhe trillet e një nate vere. Një koktej artistik për të mos u humbur dhe artdashësi i shumtë në numër duket se kishte uri për një shfaqje të tillë.

Kështu ka nisur sezoni veror artistikisht në amfiteatrin e Durrësit. Me emra të mirënjohur të skenës si Romir Zalla, Gentian Zenelaj, Suela Bako, Adelina Muça apo Amos Zaharia, komedia shekspiriane “Ëndrra e një nate vere” u duartrokit.

Shfaqja mbërriti në amfiteatrin antik nën konceptin regjisorial të Driada Dervishit. Me një skenë të veshur në të bardha, hënën në sfond, ngatërresat e Pakut çamarrok, truket e zanave dhe një ëndërr-zhgjëndërr, komedia “Ëndrra e një nate vere” erdhi si një magjie këndshme për publikun dhe pse jo, mund të shërbejë si një ogur i mirë për një sezon të suksesshëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos