
Avokatët e Vlorës duken të palëkundur në bojkotin e tyre si e vetmja mënyrë për të kundërshtuar hartën e re gjyqësore që i është dërguar për miratim qeverisë. Ato shprehen se do të vijojnë të bojkotojnë çdo seancë gjyqësore apo veprim hetimor përfshirë edhe masat e sigurisë.
Madje janë shprehur se ligji ua lejon që të jenë të pavaruara në reagimin e tyre edhe ndaj vendimeve të Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë, e cila pritet të mblidhet në datën 29 qershor.
Protestës së avokatëve i janë bashkuar edhe qytetarë në mënyrë të veçantë ato që kanë vite të tëra që enden dyerve të gjykatave për të gjetur drejtësi për pronat e tyre.
Bojkotin e të gjitha seancave gjyqësore dhe veprimeve hetimore po e vijojnë edhe avokatët e Korçës, si dhe ato të dhomës së avokatëve në Shkodër. (A2 Televizion)