Publikimi i rezultateve, anulohet protesta e maturantëve

Nga A2 CNN
27 Qershor 2022, 10:43 | Aktualitet
Publikimi i rezultateve, anulohet protesta e maturantëve

Pas publikimit të të gjitha rezultateve të provimeve të Maturës Shtetërore, maturantët kanë vendosur të anulojnë protestën e thirrur për sot pasdite.

Maturantët u shfaqën të pakënaqur me provimin e Biologjisë, pasi sipas tyre kishte pyetje që nuk ishin trajtuar gjatë vitit shkollor. Por me publikimin e të dhënave të testit, maturantët vendosën të heqin dorë nga kjo protestë.

Në rezultatet e publikuara për provimin me zgjedhje, shihet se 128 maturantë kanë marrë 10 absolute, ndërsa 1144 kanë ngelur.

Më herët, ministrja e Arsimit, Evis Kushi deklaroi se pas verifikimeve të kryera me një grup ekspertësh për shqetësimet e maturantëve, u arrit në konkluzionin se provimi i biologjisë nuk kishte asnjë gabim shkencor.

Një ditë më parë, edhe Partia Demokratike kishte deklaruar se do të mbështeste protestën e maturantëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos