
Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Ëngjëll Agaçi është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme, SPAK, ku ka qëndruar deri para pak minutash.
Zyrtarisht SPAK, ende nuk konfirmon se për cilin hetim ka dhënë deklarime Agaçi.
Më 22 shkurt të këtij viti, ai u paraqit edhe në Komisionin Hetimor për "Inceneratorët", ku pati përplasje me deputetët e opozitës, të cilët e akuzojnë se ka firmosur të gjithë procedurat ligjore brenda 24 orëve duke shkelur ligjin. (A2 Televizion)