Firmino nuk fal, Liverpool kampion i botës për klube

Nga A2 CNN
21 Dhjetor 2019, 21:19 | Futboll

Goli i brazilianit Firmino në minutën 99 dënon bashkatdhetarët e tij të Flamengos dhe dërgon shokët e Liverpool në "qiellin e shtatë", pasi ato fituan Botërorin për Klube.

Ndeshja pati një rivalitet të fortë mes dy ekipeve, dhe u desh koha shtesë për të përcaktuar fituesin, ku të dy ekipet kampione të kontinenteve të tyre patën raste të shumta për të shënuar.

Pjesa e parë në veçanti vuri re një barazi forcash tepa menduar nga opinioni publik, ku lojtare si Bruno Henrique dhe portieri Alvez shkëlqyen për brazilianët.

Momenti i golit

Ne fund të 90 minutave zyrtare pati një episod ku sulmuesit e Liverpool Mane iu dha një penallti që më pas VAR anuloi.

Goli erdhi nga një aksion fantastik i Liverpool, në pjesën e parë shtesë, me një asist të vetë Mane për Firmino, që u tregua i ftohtë në realizim.

Flamengo u mundua të reagojë por nuk mundi të ndryshojë rezultatin. Kjo është fitorja e parë e anglezëve në këtë turne. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos