
Nuk dorëzohet, City i Guardiolës. Kur Jamie Vardy, bomber i papërmbajtshëm i Leicester shënoi me një parabolë të butë aq sa të hidhur në fillimin e pjesës së parë (22’), jo pak menduan se Manchesteri kishte abdikuar përfundimisht jo vetëm nga titulli kampion, por ndoshta edhe nga vendi i dytë.
Por nuk e mendonin në këtë mënyrë kampionët në fuqi të Premier League, që përmbysën rezultatin në 3-1 falë golave të Mahrez (30’) pas një aksioni personal të ndihmuar nga një devijim, penalltisë së realizuar nga Gundogan (43’).
Pjesa e dytë nuk ndryshoi rezultatin, madje Manchester City trefishon falë golit të Gabriel Jesus, që duhet të falënderojë aksionit të shokut të tij De Bruyne, në të 69-ën.
Manchester City ngjitet në kuotën e 38 pikëve, një më pak se vetë Leicester, i cili gjithsesi u tregua ekip i fortë. (A2 Televizion)