Erdoganit i ndodh sërish! Fëmija i pret shiritin e inaugurimit, këtë herë nuk e godet

Nga A2 CNN
29 Tetor 2021, 12:17 | Kapur në kamera
Erdoganit i ndodh sërish! Fëmija i pret shiritin e inaugurimit,

Një vajzë e vogël vuri sërish në provë presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, duke prerë shiritin në një ceremoni inaugurimi para tij.

Ngjarja e të enjtes, në përurimin e një parku publik në Ankara, risolli në vëmendje një incident të ngjashëm të ndodhur në shtator të këtij viti, kur Erdogan goditi në kokë një djalë të vogël, i cili e preu shiritin para tij.

Por këtë herë, edhe pse e qortoi disa herë vajzën, Erdogan u përmbajt dhe nuk e preku me dorë. Zyrtarët e pranishëm u përpoqën t’ia merrnin gërshërët nga dora vajzës, por më kot. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/09/05/preu-shiritin-e-inaugurimit-para-tij-erdogan-godet-ne-koke-nje-femije/

A2 CNN Livestream

Latest Videos