All - Paragraf - 1
Një video vërtet argëtuese, e përhapur me shpejtësi në rrjet, tregon momentin kur një person arrin të ndërrojë poçin e abazhurit duke përdorur një dron. E gjithë skena u regjistrua në kamera dhe u publikua fillimisht në llogarinë në Instagram të një prodhuesi kamerash, Insta360. Kamera e vogël u ngjit në pjesën e pasme të dronit që komandohet me kujdes brenda një dhome të vogël, teksa manovron për të vendosur poçin në vendin e duhur. Më pas, droni rrotullohet për të vidhosur poçin që ndizet dhe punon për bukuri. Video është parë më shumë se 1 milion herë në TikTok. (A2 Televizion)
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4