
Një video e një kuzhinieri në Greqi ka shkaktuar mjaft indinjatë në rrjet. Kjo sepse ai shfaqet duke gatuar një peshk “të gjallë”. Siç mund të shikohet në video, kuzhinieri i një restoranti të njohur në shtetin fqinj, pasi e ka lyer peshkun me miell dhe me vezë e vë atë në tigan, e ku shihet që peshku vijon të përpëlitet.
Pamjet duken aspak të këndshme për t’u parë, e ndërsa mediat greke kanë sqaruar se bëhen fjalë për një lloj peshku të quajtur “papagall” ose “rozetë” e që kanë jetëgjatësi jashtë ujit prej 20 orësh. Për t'i gatuar, ka zgjidhje të ndryshme, ose skuqen menjëherë, ose i mbysin ose lihen në frigorifer për dy ditë derisa të vdesin vetë.
Mirëpo, përtej kësaj, fakti që kuzhinieri ka publikuar videon, ka shkaktuar shumë zemërim në rrjetet sociale. (A2 Televizion)