Vjedhja e të dhënave në TIMS, PD: SHBA dhe vendet partnere të ndërhyjnë urgjentisht

Nga A2 CNN
24 Gusht 2023, 15:10 | Politikë
Vjedhja e të dhënave në TIMS, PD: SHBA dhe vendet partnere

Partia Demokratike akuzon kryeministrin Rama dhe Ministrin e Brendshëm se kanë urdhëruar vjedhjen e të dhënave në sistemin TIMS. Ish-ministri i Brendshem Flamur Noka deklaroi se ndërhyrja në TIMS është bërë për shkak të frikës së zyrtarëve të qeverisë nga dosja “Metamofroza”. Ai i bëri thirrje SHBA-së dhe vendeve partnere të ndërhyjnë, pasi po cenohet siguria kombëtare.

“Edi Rama angazhon ata që kanë përvojë në vjedhje dhe tjetërsim të të dhënave publike. Ndër ta Ervin Muçën që, pasi vodhi serverin e tatimeve, targat e makinave, numrat e telefonave etj, në vend që të dënohej, u gradua drejtor IT në Policinë e Shtetit. Qëllimi ishte i qartë: fshirja e gjurmëve që do të lidhnin të dhënat e dala nga operacioni “Metamorfoza” në sistemin TIMS dhe database të tjera të të dhënave të shtetit. Frika e tyre është me bazë të fortë. Ata e dinë se gjithë qeveria është këmbë e kokë në atë dosje. Për këtë kishte vetëm një rrugë: shkatërrimi i të dhënave, sepse te ato të dhëna është fundi i Qeverisë. Partia Demokratike e dënon me forcë këtë bashkim forcash për të fshehur të vërtetën, për të rrënuar shtetin, dhe u bën thirrje vendeve partnere, me në krye SHBA, të ndërhyjnë urgjentisht në kanale zyrtare ose jo. Çdo kërcënim për sigurinë kombëtare të Shqipërisë është kërcënim edhe për NATO-n. Çdo vonesë në reagim është një ditë më shumë për krimin e organizuar me proteksion shtetëror që i ka duar në të dhëna sensitive”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos