E rëndë në Argjentinë, tifozët godasin me gurë shefin e klubit. Përleshje masive në stadium

Nga A2 CNN
30 Shtator 2022, 08:53 | Futboll

Një ngjarje e rëndë dhe aspak sportive u regjistrua në Argjentinë, në duelin Boca Juniors-Quilmes, e vlefshme për Kupë.

Në minutën e 75, tifozët u përplasën me njëri-tjetrin, duke goditur me shkopinj, gurë dhe karrige. Një pamje e shëmtuar që zgjati për minuta të tëra bëri që arbitri të dërgonte të gjithë futbollistët në dhomat e zhveshjes, derisa situata të qetësohej.

Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të policisë, disa nga tifozët e Boca Juniors mbetën të plagosur dhe për fatin e mirë, të gjithë ndodhen jashtë rrezikut për jetën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos