Escobar në Prishtinë, zyrtari i DASH takon Osmanin, presidentja: Vijojmë të jemi konstruktivë

Nga A2 CNN
23 Gusht 2022, 19:13 | Bota
Escobar në Prishtinë, zyrtari i DASH takon Osmanin, presidentja:

I emëruari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, nisi vizitën e tij në Kosovë.

Fillimisht u prit nga presidentja, Vjosa Osmani, me të cilin zhvilloi një takim me dyer të mbyllura. Raportohet se temë mund të kenë qenë tensionet e fundit me Serbinë dhe mundësitë për arritjen e marrëveshjes për çështjen e targave dhe letërnjoftimeve, siç pohoi edhe vetë Osmani me anë të një postimi në Facebook. “Në takim me të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, potencova se Kosova do të vazhdojë të jetë palë konstruktive, e barabartë dhe e përkushtuar në procesin e dialogut, duke kontribuar për paqe dhe stabilitet në vend dhe rajon.

Institucionet tona janë në komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm me partnerët tanë ndërkombëtar dhe çdo vendim i yni reflekton frymën kushtetuese të vendit tonë dhe vlerat tona demokratike. Partneriteti ynë me SHBA-të vazhdon të jetë qenësor”, ishte mesazhi i saj.

https://www.facebook.com/VjosaOsmaniMP/posts/pfbid0RTRXAP512g4V3VBbNM9k2N3naxrTujBFBYFdcqKRDPTZ6YtBve6HrnPTMziTEHDBl

 Në ditën e parë të qëndrimit në Prishtinë, zyrtari i DASH, Escobar pritet të takojë edhe liderët e partive opozitare. I emëruari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor do të qëndrojë edhe nesër në kryeqytetin e Kosovës, të cilit do t’i bashkohet edhe Miroslav Lajçak, ndërmjetësuesi i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi.

Dyshja ndërkombëtare pritet të takojë dhe kryeministrin, Albin Kurti, përpara se të udhëtojnë drejt Beogradit, ku do të bisedojnë me udhëheqës të Serbisë, përfshirë presidentin Aleksandër Vucic. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos