Të shtëna me armë në Tiranë, plagoset 19-vjeçari

Nga A2 CNN
27 Maj 2021, 16:10 | Kronikë
Të shtëna me armë në Tiranë, plagoset 19-vjeçari

Të shtëna me armë janë dëgjuar këtë pasdite në Tiranë. Sipas raportimeve paraprake një 19-vjeçar ka mbetur i plagosur pas një konflikti me armë.

Ngjarja ka ndodhur pranë ish-fushës para stadiumit “Selman Stërmasi”.

Policia tha se i plagosuri, i identifikuar si Reginaldo Kaçorri, ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Kaçorri është nga Rrësheni dhe nuk ka precedentë penalë

Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit me dy shtetas ende të paidentifikuar nga ana e Policisë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe mbledhjen e çdo prove të mundshme që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Në përditësim... (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos