U lirua në 2018 nga gjyqtarja Hoxha, Gjykata e Apelit urdhëron rikthimin në qeli të Genc Tafilit

Nga A2 CNN
27 Maj 2021, 14:00 | Kronikë

Gjykata e Apelit në Tiranë urdhëron rikthimin në qeli të Genc Tafilit, i cili është liruar me kusht në janar të vitit 2018.

Tafili ka qenë i dënuar me burgim të përjetshëm dhe është liruar në vitin 2018 me vendim të gjyqtares së Krujës Enkelejda Hoxha.

Kjo e fundit u arrestua së bashku me disa punonjës të Gjykatës së Krujës, pas hetimeve disamujore dhe zbulimit të një skeme mashtrimi për lirimin e disa të dënuarve, ndër të tjerët Endrit Dokle, Hekuran Billa dhe Ilir Paja.

Vëllezërit Tafili janë të njohur për drejtësinë shqiptare dhe u akuzuan dhe dënuan për vrasjen e komisarit të policisë Arben Zylyftari. Pas ngjarjes së vitit 2000, përveç Arben Zylyftarit mbeti i vrarë dhe Bahri Tafili, babai i Genc dhe Admir Tafilit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos