Policia zbardh ngjarjen ku u plagos Reginaldo Kaçorri, shpall në kërkim dy vëllezër

Nga A2 CNN
27 Maj 2021, 18:30 | Kronikë
Policia zbardh ngjarjen ku u plagos Reginaldo Kaçorri, shpall në

Policia ka bërë të ditur se ka arritur të zbardhë plagosjen e 19-vjeçarit Reginaldo Kaçorri këtë të enjte në Tiranë, duke shpallur në kërkim dy vëllezër, të cilët dyshohen si autorë të kësaj ngjarje.

Sipas policisë, dyshohet se shtetasi A. K., në bashkëpunim me vëllanë e tij shtetasin K. K., gjatë një konflikti të çastit kanë qëlluar me armë zjarri 19-vjeçarin.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/05/27/te-shtena-me-arme-ne-tirane-plagoset-19-vjecari/

A2 CNN Livestream

Latest Videos