Vlorë, Apeli liron 5 efektivët e Rojës Bregdetare

Nga A2 CNN
27 Maj 2021, 14:45 | Kronikë
Vlorë, Apeli liron 5 efektivët e Rojës Bregdetare

Gjykata e Apelit në Vlorë ka liruar 5 efektivët e Rojes Bregdetare, të cilët u akuzuan për shpërdorim detyre, pasi lejuan që të largohej një prej skafistëve që po transportonte 55 klandestinë, kryesisht sirianë, drejt Italisë.

Ngjarja ndodhi më 8 janar të këtij viti.  

Apeli vendosi masën “detyrim paraqitjeje” për Bledar Bufajn, Roland Canin, Ardit Alikajn, Sejfulla Bejën dhe Besmir Meçen, pasi nuk paraqesin rrezikshmëri, ndërkohë që hetimi vijon me akuzën e “shpërdorimit të detyrës”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/05/07/akuzohen-se-lane-skafistet-te-iknin-5-efektivet-e-rojes-bregdetare-priten-si-heronj-ne-sallen-e-gjyqit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos