“Është me ne në Bjellorusi”, Wagner publikon foton e Prigozhin nga kampi

Nga A2 CNN
14 Korrik 2023, 16:15 | Bota
“Është me ne në Bjellorusi”, Wagner publikon foton e

Në të njëjtën ditë kur Vladimir Putin njoftoi se ligjërisht grupi i ushtarëve privatë Wagner nuk ekziston në Rusi, mercenarët kanë njoftuar vendndodhjen e shefit të tyre Yevgeny Prigozhin.

Grupi Wagner ka publikuar në kanalin e tyre në Telegram një foto të themeluesit të njësisë, Prigozhin, i ulur në një shtrat brenda një tende fushore.

Prigozhin shihet i veshur me mbathje dhe bluzë, duke përshëndetur kamerën, ndërsa në postim thuhet: “Ai është këtu në Bjellorusi me ne".

Nuk është e qartë se ku dhe kur është bërë fotografia, por sipas grupit paraushtarak rus imazhi është në Bjellorusi.

"Një foto e Yevgeny Prigozhin në kamp. Kampi i Wagner në territorin bjellorus, i siguruar nga Ministria e Mbrojtjes Bjelloruse”, thuhet në mesazhin e tyre.

Të dhënat origjinale të fotos tregojnë se është shkrepur në 12 korrik në orën 7:24.

Por në kanale të tjera në Telegram pretendohet se ajo është bërë më 12 qershor, pra para rebelimit të dështuar të Wagner kundër Moskës që ndodhi më 24 qershor.

Dhe media e pavarur bjelloruse Nexta gjen vendin të bëjë humor me foton duke shkruar në Telegram: "Prigozhin i kërkoi Putinit t'i dërgonte pantallona dhe një xhaketë". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos