Hanë tortë me marijuanë, studentët përfundojnë në spital, njëri deklaroi se “kishte parë fantazma”

Nga A2 CNN
14 Korrik 2023, 15:57 | Bota
Hanë tortë me marijuanë, studentët përfundojnë

Tetë studentë universiteti përfunduan në spital në Monza të Italisë, pasi përgatitën dhe hëngrën një tortë me bazë marijuane. Studentët ishin të gjithë të moshës 20-vjeçare, ndërsa 4 prej tyre  ishin regjistruan në mjekësi. Ata u ankuan për sëmundje të rëndë dhe kur erdhën karabinierët dhe dy ambulancat, ishin pa ndjenja dhe kishin vështirësi të konsiderueshme për t'u shpjeguar mbi situatën. Njëri prej tyre deklaroi "se kishte parë fantazma".

Disa nga djemtë u dërguan në spital për t'u trajtuar për helmim nga ushqimi, ndërsa të tjerët refuzuan transportin. Karabinierët po hetojnë origjinën e marijuanës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos