
Lirimi i 3 policëve të Kosovës është një lajm i mirë, por fakti që Serbia nuk ka hequr dorë nga akuzat e rreme është një lajm i keq, këtë mendim ndau në studion e Debatit në A2 CNN, analisti Bujar Dugolli, sipas të cilit e vetmja zgjidhje për normalizimin e marrëdhënieve është që Kosovës të mos i bëhet presion, por të ketë koordinim mes palëve dhe të shtensionohet situata në veri.
“Serbët nuk kanë hequr dorë nga akuzat. Ata nuk mund të akuzohen se kanë hyrë në territor. Janë akuza për t’i bishtnuar të vërtetën se e vërteta është që ata janë futur në territor dhe kanë shkelur marrëveshjen e Kumanovës”.
Dugolli shpreh pakënaqësi ndaj komunitetit ndërkombëtar që nuk ka dënuar shkeljen e integritetit territorial të Kosovës.
“Nuk ka fakte që policët kanë shkelur integritet territorial të Serbisë. Pakënaqësia është se pse faktori nuk e ka dënuar këtë akt që kanë shkel integritetin territorial të Kosovës. Nuk është e mjaftueshme që të mos jepet përgjegjësi e shpjegim i saktë as nga KFOR dhe as nga BE që të mos bëhet me dije kjo”.
Sipas tij nuk mund të hiqen vija paralele mes bandave kriminale serbe në veri dhe policëve të armatosur. Ai thekson se situata nuk mund të shtensionohet nëse nuk tërhiqen bandat serbe në veri.
“Politika serbe shkaktojnë dhe iniciojnë problemet dhe pastaj futin në dialog problemet, Kosova nuk mund të vazhdojë me këtë qasje. Ne kemi kritika ndaj faktorit ndërkombëtar dhe kanë predispozitat si Borrell e Lajçak duke i bërë presion palës më të dobët, Kosovës. Ne e dimë se është shkel integriteti territorial i Kosovës dhe Kosova ka bërë një hap të njëanshëm për të mos u ndjerë serbët e të kërcënuar në atë pjesë dhe KFOR kishte për detyrë të ruante atë anë të kufirit. Ne e shohim si një problem. E mira është që u liruan por nuk mund të tërhiqen paralele mes kriminelëve serbë të arrestuar në veri dhe policëve të Kosovës që kanë qenë në detyrë në territorin e Kosovës. Kosova është e gatshme për shtensionimin, por nuk mund të shtensionohet nëse nuk tërhiqen bandat e Vuçiç në veri. E vetmja mënyrë për normalizimin e marrëdhënieve, për njohjen reciproke është të mos bëhet presion, por të ketë koordinim mes palëve dhe të adresohet problemi i tensioneve në veri se nuk është Kosova që ka shkaktuar tensione”.
Në të njëjtën linjë edhe analisti Ben Andoni i cili thekson se është shkelur marrëveshja e Kumanovës.
“Unë besoj që diskutimi sot është thyerja para syve të faktorit ndërkombëtar e marrëveshjes së Kumanovës që është gati institucionale nga ana e Serbisë”.
Sipas tij drafti i asociacionit është detyrim për Kosovën, por Republika Serpska është absurde në Kosovë.
“Në 4 momuna mund të ngrihet flamuri, por nuk prodhon vetëqeverisje. Kosova është absurditet për ata. Nuk i afrohen dot. Kosova është jashtë autoritetit të Serbisë”. (A2 Televizion)