Lirimi i 3 policëve të Kosovës, Osmani falenderon SHBA: Aleanca me ju mbetet ekzistenciale

Nga A2 CNN
26 Qershor 2023, 17:41 | Kosova
Lirimi i 3 policëve të Kosovës, Osmani falenderon SHBA: Aleanca

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, falenderoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës për kontributin e dhënë në lirimin e 3 policëve të rrëmbyer nga forcat serbe. Kryetarja e shtetit, gjatë një takimi me guvernatoren e shtetit të Iowa, Kim Reynolds, nënvizoi se aleanca e Prishtinës me Uashingtonin vijon të mbetet ekzistenciale për Kosovën.

“Shpreh falënderimet e përzemërta për kontributin që kanë dhënë Shtetet e Bashkuara të Amerikës për lirimin e tre policëve të Republikës së Kosovës, të cilët po mbaheshin të kidnapuar pas aktit të agresionit që Serbia kishte kryer ndaj Republikës së Kosovës. Ata tashmë janë të lirë duke u kthyer në Republikën e Kosovës dhe tek familjet e tyre. Për Republikën e Kosovës aleanca me ShBA-në vazhdon të mbetet ekzistenciale. Qytetarët tanë janë populli më proamerikan në botë, prandaj, siç i shpreha guvernatores në Kosovë, ju gjithnjë do të jeni miq dhe partner të përkushtuar. Marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe ShBA-së janë të rrënjosura në vlera të përbashkëta dhe angazhimin tonë për demokraci, sundim të ligjit, paqe dhe siguri në vend dhe rajon”, tha Osmani. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/06/26/albin-kurti-konfirmon-lirimin-e-policeve-agresioni-serb-duhet-te-mbaje-pergjegjesi/
https://a2news.com/2023/06/26/u-mbajten-peng-nga-serbia-per-12-dite-del-fotoja-e-3-policeve-pas-lirimit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos