
Qytetarët përpiqen të tregojnë kujdes duke lexuar se çfarë përmbajnë produktet që blejnë, megjithëse besimi tek etiketat ende nuk është fituar plotësisht.
Institucionet shtetërore që lidhen me garantimin e sigurisë ushqimore do të duhej të gëzonin besimin e qytetarëve, por edhe një tjetër herë dëshmohet se ato nuk funksionojnë siç duhet. Një prej rasteve lidhet me produktet në etiketën e të cilave lexohet ‘’pa gluten’’ dhe kërkon vëmendjen e atyre që i dëmton kjo proteinë.
Ndërsa t’i kërkon të garantohesh nga etiketa, përmbajtja e saj mund të jetë gënjeshtër. Analizat e kryera në mënyrë vullnetare nga disa prindër të shqetësuar, nxorën se një pjesë e produkteve ushqimore kishin sasi të lartë gluteni, ndërsa në etiketë thuhej e kundërta.
“Dolën analiza në një kompani qumështi, sallami. Kemi në monitorim të tjera analiza. Por që leximi I etiketave ndonjëherë nuk të shpëton. Nuk ka laboratorë, nga AKU na thonë që po keni të drejtë në gjetjet tuaja. Për ata që nuk e dinë, gluteni është një proteinë e gjendur te drithërat dhe te shumë konsumatorë shkakton një alergji ushqimore, e si pasojë nisin të shfaqen edhe efekte anësore”, thotë Elsa Zhulali.
Sipas statistikave, një në 100 persona në Europë vuajnë nga çeliakia teksa diagnostikimi i saj ka një kohë mesatare nga 6 deri në 10 vite. Konsumatori mund të jetë i prekur, por nuk e kupton. Zbulueshmëria mund të vijë me një analizë gjaku, apo me një konsultë mjekësore pas çdo shqetësimi që lidhet me konsumin e një produkti të caktuar. (A2 Televizion)