
Sfidat e punësimit të studentëve janë të shumta, por bashkëpunimi mes tyre dhe ndihma nga aktorë të tjerë duket se do ta lehtësojnë shumë këtë proces të rëndësishëm. Për këtë qëllim, u prezantua edhe Guida Studentore e Punësimit, e cila gjendet në brendësi të faqes së sapondërtuar të internetit: www.guidastudentore.com.
Drejtori i qendrës për qeverisje të mirë, Arben Çejku, një prej zërave më përfaqësues të nismës, shpjegoi qëllimin e kësaj iniciative.
Studentë të tjerë, përfaqësues të strukturave të të rinjve shfaqën pritshmëritë e tyre ndaj kësaj lëvizjeje që do të mundësojë kontaktin mes tyre dhe vendeve të lira të punës. (A2 Televizion)