“I paarsimuar sot, i varfër nesër”, 28% e fëmijëve nga familje të pashkolluara rrezikojnë të ardhmen

Nga A2 CNN
10 Dhjetor 2021, 15:34 | Sociale
“I paarsimuar sot, i varfër nesër”, 28% e

Një fëmijë i paarsimuar sot, me shumë gjasa do të jetë një i rritur i varfër nesër. Thënë ndryshe një barrë më shumë për shoqërinë. Sipas Institutit Europian të Statistikave në Shqipëri, 28 për qind e fëmijëve nga familje të pashkolluara rrezikojnë të kenë shumë pak të ardhura kur të rriten. Sipas përllogaritjeve të Eurostat, ky nivel është më i larti ndër vendet e Ballkanit Perëndimor, e madje pjesës dërrmuese të shteteve europiane.

Arsimin dhe pasurinë i bashkon një lidhje e fortë, e padukshme. Kjo është tashmë e provuar në shtetet e zhvilluara ekonomikisht,  të cilat janë bërë të tilla pasi fillimisht kanë investuar fort në sistemet e tyre edukuese.

Gjatë periudhës së pandemisë, kryesisht karantinës, ky hendek u thellua edhe më tej. Fëmijët nga familjet e varfra humbën mundësinë për të ndjekur mësimin “online” pasi prindërit e tyre nuk patën mundësitë financiare t’i pajisnin ata me tableta dhe internet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos