“Rreziku që bërtet”, tonelata uji mbi tarracat e pallateve në Elbasan

Nga A2 CNN
9 Dhjetor 2021, 15:14 | Sociale
“Rreziku që bërtet”, tonelata uji mbi tarracat e pallateve

Mungesa e një shërbimi natyrisht që sjell një seri pasojash të drejtpërdrejta dhe të tërthorta. Dhe nga ana tjetër, sigurimi i këtij shërbimi me mjete të tjera ka kostot dhe pasojat e veta. Fakti më domethënës për këtë janë depozitat e ujit në tarracat e pallateve në qytetin e Elbasanit.

Mosfurnizimi si duhet i popullatës me ujë të pijshëm i ka shtyrë ata të vendosin depozita nga 500 deri në 1 mijë litërshe në tarracat e pallateve. Dhe aktualisht thuajse të gjithë pallatet e kohës së monizmit mbajnë mbi vete disa dhjetëra tonelata ujë të vendosura në mënyrë artizanale nga vetë banorët dhe të pacertifikuara për rezistencën e tyre dhe efektin që shkaktojnë në tarracat e pallateve.

Rrezikun e pranojnë edhe vetë banorët. E ndërsa vetë banorët pranojnë të rrezikojnë për të siguruar ujë në banesat e tyre, inxhinierët e Bashkisë së Elbasanit nuk japin asnjë reagim se si do të zgjidhet kjo problematikë, ndërsa çdo ditë bombat me ujë mbajnë gjithmonë rrezik për banorët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos