
Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka e cilësoi historik vendimin e Këshillit të Sigurisë në OKB i cili zgjodhi Shqipërinë si anëtarë të përkohshme për dy vitet e ardhshme.
Përmes një reagimi në faqen zyrtare, Xhaçka shprehet se ky vendim shënon një hap të ri të marrëdhënieve 65 vjeçare mes Shqipërisë dhe OKB.
“Në Asamblenë e Përgjithshme të OKB për një moment historik të marrëdhënieve 65 vjeçare të Shqipërisë me OKB: votimi si vend anëtar i Këshillit të Sigurimit për dy vitet e ardhshme”, ka shkruar në faqen e saj zyrtare ministrja e Punëve të Jashtme të Shqipërisë.
Shqipëria u zgjodh anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për një mandat dyvjeçar duke u mbështetur nga 175 vende anëtare të OKB, nga 190 vende që morën pjesë në votim.
Vendet e tjera që u bënë pjesë përkohësisht e Këshillit të Sigurisë janë Gaboni, Gana, Brazili dhe Emiratet e Bashkuara. (A2 Televizion)