Ulet fasha e vaksinimit, mbërrijnë 25 mijë doza vaksinë Sputnik V

Nga A2 CNN
11 Qershor 2021, 17:35 | Aktualitet
Ulet fasha e vaksinimit, mbërrijnë 25 mijë doza vaksinë

Pas mbërritjes së 25 mijë dozave të tjera vaksine Sputnik V, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njoftoi uljen e grupmoshës së vaksinimit duke e çuar në plus 57 vjeç.

Manastirliu iu bëri thirrje qytetarëve që të aplikojnë në portalin qeveritar e-albania ose të kontaktojnë me mjekun e familjes për të hyrë në kalendarin e vaksinimit.

Të premten e 11qershorit, në vend mbërritën 25 mijë vaksina të tjera Sputnik V që do shërbejnë për dozën e dytë. Deri më tani kanë ardhur 936 mijë vaksina me të cilat janë vaksinuar rreth 28 për qind e shqiptarëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos