Natë plot me ndeshje të vlefshme për kampionatin europian. Në fushë zbritën disa nga superfuqitë kontinentale, të cilat të paktën sot nuk patën surpriza të mëdha.
Në grupin C, tejet i ekuilibruar, Gjermaninë arriti një fitore shumë të rëndësishme në Belfast, sidomos pas humbjes turpëruese 4-2 me Holandën.

Irlandezët e Veriut patën disa shanse të mira në pjesë e parë, por Gjermania rezistoi dhe në pjesën e dytë dominoi duke shënuar një gol vërtetë të bukur me mbrojtësin e Laipzig Halstenberg (48’) dhe duke mbyllur sfidën në minutën e fundit me Gnabry (90’).
Në të njëjtin grup, Holanda “dërrmoi” Estoninë në Tallin me rezultatin 0-4, me protagonistë dy herë Babel, Depay dhe Wijnaldum.
Në grupin E surpriza vjen nga zëvendës kampionët e Botës të Kroacisë, që nuk shkuan përtej barazimit 1-1 me një ekip modest si Azebajxhani. Golit të kapitenit dhe Topit të Artë Luka Modric iu përgjigj Khalilzade. Ndërkohë, Sllovakia merrte një fitore shumë të rëndësishme në Hungari, duke komplikuar shumë klasifikimin.

Në grupin G, Maqedonia e Veriut fiton me eksperiencën e Pandev dhe talentin e Enis Bardhit. Një 0-2 në Lituani që i jep ende shpresë ballkanasve, pas barazimit midis Polonisë dhe Austrisë (0-0) dhe humbjes së Izraelit ndaj Sllovenisë (3-2).
Ndërkohë në grupin I lojërat kanë mbaruar, me Belgjikën dhe Rusinë tashmë pothuajse të kualifikuara. Rusia fitoi 1-0 derbin me Kazakistanin, ndërkohë që Belgjika i Lukaku dhe De Brujin i dhuroi një humbje historike Skocisë në shtëpinë e tyre, 0-4 që nuk harrohet. (A2 Televizion)