Kosova U-21 e pafat, godet traversën dhe ndëshkohet nga talenti i Manchester City

Nga A2 CNN
9 Shtator 2019, 22:57 | Futboll
Kosova U-21 e pafat, godet traversën dhe ndëshkohet nga talenti i

Ndalet rrugëtimi pozitiv i ekipit Shpresa të Kosovës, por të djemtë e teknikut Prekazi mund të kthehen me kokën lart në Prishtinë sepse ndaj një ekipi të fortë si Anglia rezistuan deri në fund dhe në disa raste treguan vlerat e tyre përpara 25 mijë spektatorëve të stadiumit të Hull.  

Pas një fillimi loje agresive nga ana e anglezëve por i ekuilibruar, kosovarët u ndëshkuan në minutën e 25-të me një gol të talentit 19-vjeçar të gjigantëve të Manchester City, Phil Phoden.

Ekipi i Prekazit nuk u demoralizua, madje arriti në fund të pjesës së parë një rast të artë për të shënuar, por Muja vetëm me portën dërgoi në mënyrë të pabesueshme topin në traversë nga pak centimetra.

Pjesa e dytë sheh një Angli që mban kontrollin e topit, por me kosovarët që luajnë me dinjitet dhe pa frikë. Kjo nuk i mjafton "Dardanëve" për të barazuar rezultatin, madje ne fund të ndeshjes (90’) është sërish Phoden që shënon për anglezët, që tashmë kanë 6 pikë si Kosova, por me një ndeshje më pak. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos