Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, ka ironizuar qeverinë për çështjen e eurobondit.
“Vëmendje! “Sukses” i jashtëzakonshëm: Qeveria ka marrë 650 milionë euro borxh”, shkruan Bardhi. Më tej, ai shkruan se 200 milionë euro do të përdoren për të shlyer borxhin e vitit 2015, ndërsa pjesa tjetër do të ndahen me 5 oligarkë.
“VËMENDJE! 200 milionë euro Qeveria do t’i përdorë për të shlyer borxhin e vitit 2015! VËMENDJE! 450 milionë euro Qeveria do t’i përdorë për t’i ndarë me 5 oligarkë në projekte PPP. Kryeministër i dështuar, me Qeveri të falimentuar, që vazhdon të mendojë vetëm për 5 njerëz dhe ka braktisur 3 milionë shqiptarë”, shkruan Bardhi. (A2 Televizion)