Programi ekonomik i PD, Basha pret Shoqatën e Investitorëve të Huaj

Nga A2 CNN
10 Qershor 2020, 13:37 | Politikë
Programi ekonomik i PD, Basha pret Shoqatën e Investitorëve të

Taksë e sheshtë 9%, heqje e taksës “Rama” mbi karburantin, eleminim i lejeve, licencave dhe autorizimeve që pengojnë konkurrencën e lirë dhe të drejtë.

Zotimet që përbëjnë boshtin e programit të saj ekonomik, Partia Demokratike ia paraqiti edhe drejtuesve të Shoqatës së Investitorëve të Huaj në Shqipëri. Shqetësimet e tyre, sipas PD-së, ishin konkurrenca e pandershme, korrupsioni, burokracia dhe informaliteti i lartë.

Lulzim Basha tha se ''Shqipëria në punë” nuk është thjesht një moto, por një platformë reale, me të cilën PD-ja do të zmbrapsë krizën “Rama” dhe do mund të hapë vende të reja pune, të fuqizojë ekonominë dhe të rrisë mirëqenien e qytetarëve.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos