Deputeti Lefter Maliqi ka deklaruar se do ta votojë Reformën Zgjedhore.
Teksa nuk kurseu akuzat në drejtim të kryeministrit Edi Rama, Maliqi thotë se vendi duhet të kalojë sa më parë në zgjedhje të parakohshme.
“Rama nuk do as marrëveshje dhe as lista të hapura. Unë do ta votoj sepse votoj marrëveshjen e arritur nga të gjitha palët, të firmosur nga të gjitha palët dhe jam për zgjedhje të menjëhershme sepse populli është në mjerim. Timoni dhe tepsia e këtij kryeministri ka marrë fund”, tha Maliqi. (A2 Televizion)