“Europa e SHBA kanë përgjegjësi për qeveritë auotokrate”, Berisha kritikon emërimet e Lajçak e Borrel në bisedimet Kosovë-Serbi

Nga A2 CNN
6 Maj 2022, 21:51 | Politikë
“Europa e SHBA kanë përgjegjësi për qeveritë

Ish-ambasadori shqiptar në Londër Mal Berisha u shpreh skeptik për emërimet e Lajçak dhe Borrel si ndërmjetës në bisedimet Kosovë-Serbi pasi të dy vendet nga ata vijnë nuk e njohin shtetin e Kosovës. Në intervistën me Merita Haklajan ai shprehu kritika ndaj perëndimorëve se kanë pranuar autokratë si Vuçiç në Serbi, për hir të stabilitetit, ndërsa vlerëson figurën e Albin Kurtit në Kosovë si revolucionar dhe të pakorruptuar.

“Jam kritik ndaj emërimit të Lajçak e Borrell si ndërmjetës të shuarjes së konfliktit se janë të dy të ndërvarur në vendet që nuk e njohin Kosovën. BE ka politikanë pafund dhe nuk e di pse kanë mbetur në pengun që mund të kenë dy negociatorë që janë të zgjedhur nga populli i vet për të qene në BE. Skepticizmi i palës kosovare është i shprehur në media e forume si mund të dalë një politikan nga një votues që ka votuar kundër njohjes së Kosovës. Qeveria spanjolle e sllovake ka dalë nga populli i vet. Albinin e kam parë si majtist revolucionar i zoti i përkushtuar për të arritur qëllimet e veta me parrulla. Krediti më i madh është se nuk është i korruptuar se korrupsioni është armiku i të gjithë qeverive dhe të ardhmes së kombit tonë”.

Kritik shprehet Berisha ndaj BE sa i takon lëvizjes së lirë të shtetasve të Kosovës por edhe lëshimet që bën ndaj presidentit serb që ka marrëdhënie me Kinën e Rusisë. Sipas tij ajo që ndodh sot në Rusi është pasojë e këtyre lëshimeve, por e njëjtë si me Millosheviçin.

“Nuk mund të neglizhosh problemin kryesor që ka Kosova sot që është mos lëvizja e lirë. Të dy palët janë në pozicione ekstreme; Serbia nuk njeh gjenocidin në Kosovë, nuk kthen të mbajturit peng, as nazistët nuk e kanë bërë këtë. Pretendon që ka sovranitet për Kosovën. Edhe mohimi i plotë i Zajednicës ose ndarjes së komunave serbe ka një zgjidhje që është përcaktuar mirë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, por jo në formën që e kërkon Vuçiç. Në këtë rast BE bën mirë që lë negociatat hapur po ka një problem, që BE dhe SHBA për hir të stabilitetit kanë pranuar rritjen e autoritetit të autokratëve. Ajo që shohim në Rusi është produkt i një njeriu shovinist, tani edhe kriminel lufte, por si ka ardhur ai deri këtu. Fut liderin e opozitës në burg , shkatërron opozitën, helmon njerëz, furnizon Europën me gaz dhe europianët nuk e vrasin mendjen fare dhe ky lloj lëshimi është siç iu bë Millosheviçit. Kosova ka meritën e madhe e cila ka hequr qafe gjithë stabilshmentin politik me zgjedhje, kurse në Serbi nuk bëhet se BE e ka shtyllë të vetën Vuçiçin në Beograd nuk flet kush për të shkuarën kriminale të tij me Sheshel, ka marr me Kinën e Rusinë, pretendon të bëhet anëtar i BE dhe blen armatim kinez dhe nuk ka reagim ndaj saj”.

Fryma kritike e BE-së, për Berishën mungon ndja të gjitha qeverive autokratë ëprfshirë edhe Shqipërinë, thotë ai.

“Nuk ka asnjë frymë kritike as nga BE dhe SHBA ndaj keqbërjes së qeberoisë shqipatre po rritet një autokarat që nuk bën zgjedhje në parti, së pari duhet parë standardi në parti. Demokracia funksionale është deirvat i partive në pushtet; mungesa e demokracisë në parti krijon korrupsion dhe lind autokracia dhe kalcifikim i autoritetit të një individi. Ai sundon me dorë të fortë të gjithë kapilarët dhe europianët kanë përgjegjësi të madhe”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos