All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Europa League, 9 lojtarë pozitivë te Alkmaar, alarmohet Napoli

Nga A2 CNN
20 Tetor 2020, 12:00 | Futboll
Europa League, 9 lojtarë pozitivë te Alkmaar, alarmohet Napoli
All - Paragraf - 1

Tjetër shqetësim për Napolin në prag të ndeshjes së parë në Europa League kundër Alkmaar.

Te skuadra holandeze prej pak ditësh kanë rezultuar plot 9 futbollistë pozitivë me Covid-19, të cilët janë izoluar, megjithatë Alkmaar do të ketë në dispozicion 13 lojtarë me të cilët do të udhëtojë drejt Italisë për të zhvilluar ndeshjen.

All - Paragraf - 3

Holandezët janë stërvitur dhe kanë luajtur rregullisht në kampionatin vendas. Por autoriteti rajonal i Kampanjas në Itali ka bërë thirrje për të pasur kujdes maksimal nga rreziku që mund të sjellë kjo ndeshje ndërsa u shpreh gjithashtu se skuadra e Alkmaar duhet të ishte futur në izolim dhe se ndeshja duhej shtyrë për një datë tjetër. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos