Juventusi ngjitet para Real Madrid në renditjen e UEFA-s

Nga A2 CNN
3 Dhjetor 2020, 15:42 | Futboll

Pas suksesit 3-0 në Champions League, në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve, Juventusi ka parakaluar Realin e Madridit, duke u ngjitur në vendin e tretë në renditjen e UEFA-s.

Ndërkohë, dy vendet e para qëndrojnë të pandryshuara. Barcelona renditet e dyta, pavarësisht periudhës aspak të mirë që po kalon, vijon të mbajë vendin e dytë falë edhe fitores 0-3 në Hungari ndaj Ferencvaros.

Në krye të listës janë kampionët në fuqi të Champions League dhe të Gjermanisë, të cilat vijojnë të ruajnë një formë të shkëlqyer edhe pse në ndeshjen e fundit barazuan 1-1 në transfertë ndaj Atletico Madrid. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos