
Në Europa League, sporti nuk u ndal për luftën në Ukrainë, por kjo nuk do të thotë se ajo tragjedi në mes të Europës nuk u kujtua, edhe me gjeste domethënëse.
Si shkrimi “No War”, që treguan ekipet e Napolit dhe të Barcelonës përpara ndeshjes, që u fitua 4-2 nga katalansasit. Apo si bluza me të njëjtin mesazh të ukrainasit Ruslan Malinovskyi, që me dygolëshin e tij i dhuroi Atalantës fitoren dhe kualifikimin ndaj Olimpiakosit.
Në ndeshjet e tjera, Sevilla humbi 1-0 në Zagreb por u kualifikua, Dortmundi barazoi 2-2 duke u eliminuar pas humbjes së rëndë në Glasgou, me të njëjtin rezultat u eliminua edhe Lazio ndaj Portos.
Eliminim edhe për të vetmin ekip rus, Zenitin që barazoi 0-0 me Betis, dhe që me siguri është ndjerë pak më i vetmuar sonte. (A2 Televizion)