
Nga viti 2007 e tutje, emri i Gazprom, ka qenë më se familjar për tifozerinë e një prej ekipeve më të njohura gjermane, Schalke 04.
Kompania shtetërore ruse e shpërndarjes së gazit, më e madhja në botë, deri pak orësh ishte edhe sponsori kryesor i ekipit nga Gelsenkirchen.
Por zhvillimet tragjike në Ukrainë kanë ndryshuar një partneritet që dukej i pathyeshëm. Drejtuesit e ekipit gjerman deklaruan sot se nuk do të tregojnë më logon e Gazprom në fanellë.
Jo vetëm, ka dhënë dorëheqjen nga klubi fitues i shtatë kampionateve gjermane dhe një Kupë EUFA në 1997 edhe Mathias Warning, administratori i projektit North Stream 2, që do të transportonte gazin nga Rusia në tregun gjerman, projekt madhor që u deklarua i “vdekur” pas pushtimit të Moskës në Ukrainë.
Në vend të Gazprom, në fanellë do të shfaqet vetëm Schalke 04. (A2 Televizion)