“Europa Nostra” mbron Teatrin Kombëtar

Nga A2 CNN
10 Dhjetor 2019, 20:24 | Aktualitet
“Europa Nostra” mbron Teatrin Kombëtar

Një vit e nëntë muaj betejë për Teatrin Kombëtar ka vlerë sot, më shumë se asnjëherë. “Europa Nostra” e ka njohur si një ndër ndërtesat e spikatura të kulturës shqiptare që aktualisht rrezikon të mos jetë më.

15 ekspertë ndërkombëtarë e kanë renditur në listën paraprake të vendndodhjeve që kërkojnë vëmendje.

“Kjo përzgjedhje e Teatrit Kombëtar në listën e shkurtër të 14 vendndodhjeve më të rrezikuara në Evropë do të thotë që tashmë të interesuar për restaurimin e tij janë edhe faktori ndërkombëtar si Këshilli i Evropës dhe Parlamenti Evropian. Teatri Kombëtar është cilësuar nga “Europa Nostra” si një nga qendrat më të spikatura në Shqipëri dhe një hapësirë e rëndësishme sociale dhe publike”, u shpreh Robert Budina.

Për Teatrin Kombëtar, edhe pse nuk siguron financime, “Europa Nostra” nis të ndërgjegjësojë dhe të përgatisë vlerësime të pavarura për secilën nga vendet e shpallura në rrezik.

“Ky është një rezultat i jashtëzakonshëm i qytetarisë të këtij vendi, që tregon se këtu ka shpresë. Shpresa këtu nuk vdes. Dhe ajo që është më e rëndësishme është që qytetaria europiane fitoi mbi injorancën”, shtoi Edmond Budina.

Ky program është një fushatë e shoqërisë civile europiane që ka nisur në vitin 2013 dhe mobilizon instanca të tjera të financojnë dhe ndihmojnë në mbrojtjen e vendeve të rrezikuara siç është cilësuar Teatri Kombëtar, në një listë paraprake të 14 vendeve në rrezik. por, lista përfundimtare me 7 vendet më të rrezikuara në Europë do të shpallet në mars të vitit 2020.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos