
Të dhënat në një nivel evropian tregojnë arritjen e kulmit midis marsit dhe prillit, me Bergamon dhe Segovinën, zonat më të prekura. Viktimat janë mbi 70 vjeç, ndërsa shifrat ndryshojnë midis burrave dhe grave
Nga fillimi i vitit deri më tani ka pasur rreth 170,000 viktima më shumë se në të njëjtën periudhë të katër viteve të fundit, ku kulmi arriti në fund të marsit dhe në fillim të prillit. Janë këto të dhënat e Eurostat të publikuara në lidhje me numrin e vdekjeve në Evropë, krahasuar me periudhën 2016-2019. Sipas analizës, qytetet më të prekura ishin Bergamo, në Itali dhe Segovia, në Spanjë. Kjo e fundit numëron të dhënat më të këqija.
Vetëm në periudhën mars-qershor të këtij viti, të dhënat raportuan një rritje prej 160 mijë vdekjesh krahasuar me numrin e përgjithshëm të viktimave në të njëjtën periudhë të 2016-2019. Eurostat llogariti shifrat e 26 vendeve evropiane që ka mundur të monitoronte duke numëruar çdo viktimë, dhe jo vetëm vdekjet nga Covid-19. Në fund të marsit, u arrit kulmi me 36 mijë vdekje më shumë, një shifër që ra në rreth 5 mijë në javë dhe më në fund 2,200 në mes të qershorit.
Vendet më të prekura: Midis vendeve anëtare të BE-së, numri më i lartë i vdekjeve në 2020-ën në periudhën midis marsit dhe qershorit, krahasuar me mesataren katërvjeçare, 2016-2019, është regjistruar në Spanjë (48 mijë), Itali (46 mijë), Franca (30 mijë), Gjermania dhe Hollanda (rreth dhjetë mijë secila). Vendet e mbetura kanë numëruar rreth 25 mijë vdekje totale më shumë se në të njëjtën periudhë. Midis marsit dhe prillit, Spanja regjistroi më shumë se dyfishin e vdekjeve, ashtu si Belgjika (në prill), me kulm mbi 40%. Përqindja që Italia ka mbajtur për pak më shumë se një muaj në periudhën e marsit.
Rritja prej 40% krahasuar me vitet e mëparshme u llogarit, gjithashtu, në Francë, për dy javë midis marsit dhe prillit, në Luksemburg javën e parë të prillit, në Suedi dy javët e para të prillit dhe në Qipro, në dy javët e para të majit.
Qytetet më të prekura: Ndër qytetet më të prekura sipas Eurostat janë Bergamo dhe Segovia. Në qytetin italian madje kishte një kulm në mars prej 895% krahasuar me vitet e mëparshme, ndërsa në Spanjë, javën në vijim, u regjistrua + 634%. Në përgjithësi, rajonet qendrore të Spanjës ishin ndër më të goditurat në Evropë me një rritje prej më shumë se 200%.
Gjinia dhe mosha: Ndërsa të moshuarit janë shumica e viktimave, burrat dhe gratë janë prekur në mënyra të ndryshme në të gjithë Evropën. Në mars dhe më pas midis fundit të majit dhe fillimit të qershorit, një numër më i madh i vdekjeve u regjistruan mes burrave, ndërsa për gratë kulmi u pa midis prillit dhe fillimit të majit. Në javët e para të qershorit, megjithatë, një total prej rreth 32,000 vdekjesh u raportuan në Evropë. Sa i përket moshës, siç është përmendur tashmë, në periudhën mars-qershor 96% e viktimave ishin 70 vjeç ose më të vjetër, ose rreth 161 mijë njerëz nga 168 mijë gjithsej. Duke parë 2020, ata përfaqësojnë 78% të viktimave totale, ndërsa në të kaluarën ato korrespondonin me 76% të vdekjeve totale për 4 vitet. (A2 Televizion)