I dyshuari vret 3 oficerë policie, dy të tjerë mbetën të plagosur

Nga A2 CNN
18 Shtator 2025, 07:11 | Bota

I dyshuari vret 3 oficerë policie, dy të tjerë mbetën

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së mërkurës në Pensilvani, ku 3 oficerë mbetën të vrarë dhe 2 të tjerë të plagosur rëndë gjatë një shkëmbimi zjarri.

Breshëria e të shtënave ndodhi në York, kur efektivët e policisë kishin shkuar në zonë për ekzekutimin e një urdhër arresti.

Papritur, agjentët u përballën me të shtëna masive, të cilat i morën jetën tre prej tyre.

Shefi i Policisë Shtetërore, Christopher Paris, njoftoi incidentin, duke shtuar se personi, i cili ende nuk është identifikuar, vdiq pas shkëmbimit të zjarrit me oficerët.

Burime anonime raportuan se i dyshuari hapi zjarr ndaj oficerëve ndërsa ata po përpiqeshin ta arrestonin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos