Thirrja e Bratajt: Bëni kujdes, ka pasur jo pak raste infektimi edhe pas marrjes së dozës së parë të vaksinës

Nga A2 CNN
16 Prill 2021, 18:31 | Aktualitet
Thirrja e Bratajt: Bëni kujdes, ka pasur jo pak raste infektimi edhe pas

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Skënder Brataj, kreu i Urgjencës Kombëtare, ka bërë thirrje që të tregohet kujdes nga personat që kanë marrë dozën e parë të vaksinës ndaj koronavirusit.

Brataj shkruan se duhet të respekjtohen masat, pasi ka pasur jo pak raste infektimi me SarsCov2 edhe në ato raste kur është marrë doza e parë e vaksinës.

“Që nga fillimi i vaksinimit ka pasur jo pak raste infektimi me SarsCov2 edhe në ato raste kur është marrë doza e parë e vaksinës. Nuk është vaksina që shkakton sëmundjen e Covid-19, por infektimi me SarsCov2. Specifikoj se ka pasur raste për të gjitha llojet e vaksinave që janë soministruar në Shqipëri! Antitrupat kundër SarsCov2 fillojnë në javën e dytë pas injektimit të vaksinës. Po ashtu përgjigja imunitare pas dozës së parë nuk është e lartë që të na mbrojë nga infektimi, por sidomos nga format e rënda. Antitrupat fillojnë të prodhohen në nivele të larta pas 7-10 ditësh nga marrja e dozës së dytë. Vërtet që vaksina ul infeksionin dhe rastet e rënda por nëse infektohemi në periudhën midis dozës së parë dhe të dytë rreziku është i lartë. Ne mund të infektohemi dhe të shfaqim sëmundjen e Covid-19 me të gjitha format e sajë, të lehta, të mesme dhe të rënda. Respektimi i masave mbrojtëse është i domosdoshëm, sidomos në këtë periudhë tranzitore.

Edhe pak durim, derisa të fitojmë këtë betejë të fundit me virusin. Jeta është pasuria më e madhe që kemi, prandaj ne duhet ta ruajmë atë!”

Edhe një ditë më parë, në Absolut 4, ministrja e Shëndetësisë konfirmoi se ka pasur raste të infektimit pas marrjes së dozës së parë të vaksinës. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/04/15/punonjesit-e-shendetesise-kane-marre-te-dyja-dozat-manastirliu-ka-pasur-infektime-te-rralla-pas-dozes-se-pare/

A2 CNN Livestream

Latest Videos