Koronavirusi në Shqipëri, 2 të vdekur në 24 orët e fundit, 587 të shëruar

Nga A2 CNN
16 Prill 2021, 18:04 | Aktualitet
Koronavirusi në Shqipëri, 2 të vdekur në 24 orët e

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 2652 testime nga të cilat 179 persona kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë të prekur me koronavirus edhe 2 persona, ndërsa 587 kanë arritur të fitojnë betejën me virusin.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 182 pacientë, 14 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

Raporti i Ministrisë së Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjienën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2652 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 179 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

38 raste në Tiranë, 16 në Fier, 12 në Gjirokastër, 11 në Durrës, 10 në Korçë, 9 në Shkodër, nga 8 raste në Vlorë, Gramsh, 6 në Skrapar, nga 5 raste në Devoll, Lezhë, nga 4 raste në Elbasan, Lushnje, Pogradec, Sarandë, Peqin, Këlcyrë, nga 3 raste në Krujë, Kurbin, Pukë, nga 2 raste në Kukës, Has, Mirditë, Mat, Tepelenë, Poliçan, nga 1 rast në Tropojë, Berat, Dibër, Malësi e Madhe, Maliq, Dropull. 

 Në 24 orët e fundit janë shëruar 587 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 100,600 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 182 pacientë, 14 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 2 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19:  2 qytetarë nga Tirana, të moshave 82 - 85 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (16 Prill 2021)

Raste të reja ditore        179

Të shëruar në 24 orë     587

Të shtruar në spitale      182

Humbje jete në 24 orë    2

Testime ditore                2652

Testime totale            602,322

Raste pozitive             129,307

Raste të shëruara        100,600

Raste Aktive                 26,370

Humbje jete                  2,337

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   19031

Fier        2241

Durrës  1131

Gjirokastër 981

Shkodër               916

Korçë   712

Vlorë                     504

Dibër    327

Kukës                    282

Elbasan                 198

Lezhë                    25

Berat    22 (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos