MotoGP, Quartararo fiton dhe arratiset në krye të renditjes së përgjithshme

Nga A2 CNN
30 Maj 2021, 14:54 | Sporte të tjera

Fabio Quartararo fitoi garën e MotoGP të zhvilluar në Mugello, duke çuar në 26 pikë diferencën me vendin e dytë të renditjes së përgjithshme për pilotë, Francesco Bagniaia.

Francezi i Yamaha u parakalua në nisje nga italiani i Ducati, por nuk arriti dot të ruante kryesimin, pasi doli nga pista pas disa kthesash, duke i hapur rrugën rivalit të tij për titullin kampion.

Podiumin e plotësoi portugezi i KTM, Miguel Oliveira dhe spanjolli Joan Mir, me Suzuki.

Garë pozitive edhe për veteranin Valentino Rossi, i cili përfundoi në vendin e dhjetë, në një kohë që u nis nga vendi i 19. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos