“Giro d’Italia”, fiton kolumbiani Bernal

Nga A2 CNN
30 Maj 2021, 18:35 | Sporte të tjera

Kolumbiani Egan Bernal, pas triumfit në Tour De Francë në vitin 2019, hyn zyrtarisht në “librin e artë” të çiklizmit duke fituar edhe “Giro D’Italia”, garën më të njohur pas eventit francez.

Kampioni 24-vjeçar arriti sot në Milano duke dominuar nga fillimi Xhiron e Italisë, i ndjekur gjithsesi nga afër nga Italiani Damiano Caruso, vetëm 1 minutë dhe 24 sekonda mbrapa, ai që në fillim të këtij edicioni ishte thjesht një çiklistë mbështetës brenda vetë ekipit të tij.

Kolumbiani Egan Bernal triumfon në Milano

Për këtë arsye, dita e sotme, një etapë që gjithmonë cilësohet më shumë si pasarelë për fituesin sesa pjesë e garës, mori gjithsesi domethënieje, por Caruso nuk mundi t’i “ hante” Bernalit më shumë se 30 sekonda, të pamjaftueshme për atë që do të ishte një mrekulli sportive.

Italiani Damianio Caruso për pak nuk realizoi një fitore të pamenduar

Bernal është kolumbiani i dytë që fiton garën prestigjioze italiane, pas Quintana në vitin 2014. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos