Nis epoka e re në F1, prezantohet makina e parë me format e reja

Nga A2 CNN
4 Shkurt 2022, 13:29 | Sporte të tjera

Është prezantuar njëvendëshja e parë për sezonin e ri të Formula 1. Edhe pse bëhet fjalë për Haas, që zakonisht shihet në vendet e fundit të renditjes, kësaj radhe prezantimi i saj është pritur me shumë kuriozitet, pasi është makina e parë e brezit të ri të makinave F1 që prezantohet.

Në ngjyra është pothuajse identike me atë të sezonit të kaluar, por Haas VF-22 është kontakti i parë vizual për tifozët me një njëvendëshe të dizenjuar dhe ndërtuar sipas rregullores së re teknike.

Pilotët e Haas do të jenë sërish Mick Schumacher dhe Nikita Mazepin, të cilët do të mundohen të përmirësojnë paraqitjet e tyre në Botërorin e këtij viti, që nis në 20 mars, me garën e Bahreinit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos