Prokurorët serbë hedhin poshtë akuzat: Djokovic nuk përdori test të rremë pozitiv

Nga A2 CNN
3 Shkurt 2022, 08:42 | Sporte të tjera
Prokurorët serbë hedhin poshtë akuzat: Djokovic nuk përdori

Prokurorët serbë hodhën poshtë të mërkurën, sugjerimet se Novak Djokovic përdori një test të rremë pozitiv për Covid-19, në përpjekje për të hyrë në Australi dhe për të konkurruar në “Australian Open”.

Zyra e prokurorisë tha në një deklaratë se kishte marrë një kërkesë për procedim penal kundër individëve të paidentifikuar që dyshohen se falsifikuan dy certifikata PCR, të cilat më vonë u përdorën nga Djokoviç për të aplikuar për një përjashtim mjekësor nga vaksinimi kur hyn në Australi.

https://a2news.com/2022/01/25/tenis-djokovic-do-te-kthehet-te-luaje-ne-dubai/

“Prokuroria ka vepruar sipas rregullores, janë bërë kontrolle dhe është konstatuar se Novak Djokovic është testuar disa herë dhe se vërtetimet e rezultateve të testeve të 16 dhjetorit 2021 dhe 22 dhjetorit 2021 janë të vlefshme”, thuhet në deklaratë.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos