“Falsifikim i dokumenteve”, Gjykata shpall fajtor sulmuesin e Tiranës

Nga A2 CNN
10 Nëntor 2020, 12:02 | Futboll

Gjykata e Tiranës ka shpallur fajtor për akuzën e "falsifikimit të dokumenteve" futbollistin e Tiranës, Winful Cobbinah.

Sulmuesi ganez u dënua me 4 muaj burg, por gjykata zëvendësoi burgun me dënimin alternativ me 100 orë punë në interes të publikut.

Cobbinah u akuzua për falsifikimin e lejes së tij të qëndrimit në Shqipëri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos