Fiorentina rikthen në stol Cesare Prandellin

Nga A2 CNN
10 Nëntor 2020, 08:33 | Futboll
Fiorentina rikthen në stol Cesare Prandellin

Rikthim i madh në stolin e Fiorentinës, me klubin italian që njoftoi mbrëmjen e kësaj të hëne ndryshime në postin drejtues.

Cesare Prandelli do të jetë sërish trajneri i vjollcëve, ndërsa krerët e Fiorentinës vendosën të shkarkojnë Bepe Iachinin pas rezultateve të dobëta në nisje të këtij sezoni. Vetëm dy fitore në 7 javë janë shumë pak për klubin toskan, që vendosi të rikthejë një emër të madh në krye të pankinës.

Pas aventurës me përfaqësuesen, eksperiencave si në Spanjë, Emiratet e Bashkuara, sërish në itali me Genoan dhe pauzës prej më shumë se një viti, Cesare Prandelli vendos të rimarrë Fiorentinën me misionin për ta ngjitur në zonën e Evropës, ndërsa kontrata për të do të jetë deri në fundin e sezonit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos